Reshje shiu dhe vranësira parashikohen të premten në Shqipëri

Të premten, Shqipëria do të përballet me kushte atmosferike të paqëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Vendi pritet të ketë mot kryesisht të vranët, ndërsa reshje të lehta shiu do të mbulojnë një pjesë të madhe të territorit gjatë orëve të para të ditës. Në orët e mesditës dhe pasdite, reshjet e shiut do të jenë më të përqendruara në zonat kodrinore-malore, veçanërisht në verilindje, juglindje dhe jug.

Në verilindje, reshjet do të shndërrohen në dëborë në lartësi mbi 700–1,000 metra, ndërsa në juglindje në 1,100–1,300 metra mbi nivelin e detit. Era do të fryjë nga verilindja drejt verit me një shpejtësi mesatare prej 12 m/s, ndërkohë që në bregdet dhe lugina mund të arrijë deri në 23 m/s.

Deti pritet të jetë i trazuar me valëzim që shkon në forcën 4–6 ballë, si në Adriatik ashtu edhe në Jon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *