Reshjet e shiut kërcënuan rrjetin elektrik të KOSTT-së

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka paralajmëruar për rritjen e rrezikut të përmbytjeve që mund të ndikojnë në stabilimentet e tensionit të lartë në disa nënstacione, për shkak të reshjeve të shumta kohët e fundit.

Në një deklaratë, KOSTT bën të ditur se, për të mbrojtur pajisjet energjetike dhe për të siguruar furnizimin e pandërprerë me energji elektrike, do të merren masa emergjente kurdoherë që konstatohet rrezik. Si shembull, mbrëmë, në Nënstacionin Berivojcë, për arsye sigurie, u ndërpre funksionimi i transformatorit TR1, duke lënë konsumatorët pa energji për rreth një orë.

Deri tani, ky është i vetmi rast i ndërprerjes së furnizimit të shkaktuar nga përmbytjet në rrjetin e KOSTT. Ekipet e KOSTT janë aktive në terren, duke monitoruar gjendjen në çdo nënstacion dhe duke punuar për të shmangur pasojat e përmbytjeve, me qëllim mbrojtjen e stabilimenteve dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike për qytetarët e Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *