Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për reshje të dendura dhe mundësi vërshimesh në disa rajone, duke lëshuar një alarm me nivel të verdhë.
Reshjet e parashikuara pritet të fillojnë të shtunën në mbrëmje, duke u përshkallëzuar situatën hidrometeorologjike të paqëndrueshme të ditëve të fundit. Lumenjtë në vend kanë pasur një ulje të prurjeve, por pritet që reshjet e reja, veçanërisht në pjesën lindore si Pellgu i Moravës së Binçës, të shkaktojnë rritje të ujërave.
Kjo mund të rezultojë në vërshime, sidomos nga Lumin Morava e Binçës dhe degët e tij. Kjo situatë e vështirë meteorologjike mund të përfshijë gjithashtu pjesë të tjera të vendit, si veri-lindja (Pellgu i Llapit), qendra (Sitnica), dhe jugun (Pellgu i Lepencit).
Ndërkohë, qytetarët këshillohen të tregohen të kujdesshëm gjatë aktiviteteve të tyre dhe të qëndrojnë të informuar për kushtet e motit, duke shmangur rreziqet e panevojshme.

Leave a Reply