Rexhepi: Shqiptarët në Luginë në vështirësi me fondet dhe adresat

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka diskutuar me shefin e OSBE-së në Serbi, Marcel Peshko, për sfidat që përballen shqiptarët në Luginë.

Gjatë takimit, u theksua bllokimi i fondeve prej 304,511.16 eurosh të destinuara për KKSH-në, të refuzuara tri herë pa arsye, ndërkohë që tekstet janë shpërndarë dhe përdoren nga mijëra nxënës. Rexhepi gjithashtu ka ngritur çështjen e mungesës së përfaqësimit të shqiptarëve në polici dhe pasojat e mungesës së sigurisë që kjo sjell, duke theksuar nevojën për një polici multietnike.

Një tjetër shqetësim i rëndësishëm ishte pasivizimi i adresave që po zhvendos popullsinë shqiptare dhe mosnjohja e diplomave nga Serbia, që po pengon të rinjtë në karrierën e tyre. Në këtë kontekst, ai ka kërkuar trajtim urgjent të këtyre çështjeve.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe realizimi i planeve për të drejtat e shqiptarëve në institucionet lokale. Rexhepi vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me OSBE-në për zgjidhjen e këtyre sfidave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *