Rezarta Krasniqi, e cila po kandidon për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), zhvilloi një takim sot me gratë e Forumit të LDK-së në Vushtrri.
Në këtë takim u theksua rëndësia e rolit që këto gra kanë në suksesin e partisë, jo vetëm në Vushtrri, por në mbarë Kosovën. Krasniqi vlerësoi kontributin e tyre si një shtyllë kryesore për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se angazhimi i tyre është i domosdoshëm për arritjen e objektivave politike të partisë.
Kjo nismë është pjesë e aktiviteteve të saj elektorale për të mobilizuar mbështetësit dhe për të forcuar pozicionin e LDK-së në rajon.

Leave a Reply