Takimi i zhvilluar midis partive politike dhe presidentes Vjosa Osmani nuk arriti të japë një zgjidhje konkrete për formimin e qeverisë së re.
Partitë opozitare, të cilat nuk dispononin numrat e nevojshëm, i kërkuan presidentes të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, raporton IndeksOnline. Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve, ka sinjalizuar se do të ndërmarrë një përpjekje tjetër për të propozuar një mandatar të ri për qeverinë.
Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, komentoi për IndeksOnline se balotazhi pritet të jetë një faktor kyç në përcaktimin e zhvillimeve të ardhshme politike. Spahiu parashikon se nëse Vetëvendosje arrin të fitojë në gjysmën e 12 komunave ku është në garë, do të ketë motivim për të shkuar në zgjedhje të reja.
Nëse humb, mund të tentojë formimin e qeverisë pa zgjedhje të reja. Ai sugjeron se Vetëvendosje mund të caktojë një mandatar të ri për të fituar kohë deri në përfundimin e balotazhit.

Leave a Reply