Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) është afër përfundimit.
Deri më tani, pas zgjedhjeve lokale, numërimi është përmbyllur në 34 komuna, ndër to përfshihen Hani i Elezit, Junik, Mamushë, dhe të tjera. Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon dita e dytë e numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri në orën 10:00 të së shtunës, janë verifikuar rezultatet për 2,463 vendvotime për Kryetarë të Komunave dhe 2,446 vendvotime për Kuvendet Komunale. Gjithashtu, Elezi theksoi se procesi i numërimit të votave të dërguara me postë nga jashtë do të vazhdojë, ndërsa rezultatet e këtij procesi do të publikohen nga KQZ-ja në ditët e ardhshme.
Komunat si Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Malisheva ende po vazhdojnë verifikimin e rezultateve.

Leave a Reply