Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përpunuar rezultatet nga mbi 10 përqind e votave për kandidatët për deputetë, të mbledhura nga 272 prej 2,557 vendvotimeve.
Sipas rezultateve paraprake, Albin Kurti kryeson listën e Vetëvendosjes me 37,026 vota. Pas tij janë renditur Glauk Konjufca me 28,972 vota dhe Hekuran Murati me 15,143 vota.
Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla gjithashtu kanë marrë mbështetje të konsiderueshme. Tek Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza është kandidati më i votuar me 16,119 vota, ndjekur nga Arian Tahiri dhe Përparim Gruda.
Ndërkohë, tek Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku kryeson me 8,085 vota, pasuar nga Hykmete Bajrami dhe Ukë Rugova. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka në krye Ramush Haradinajn me 4,214 vota, ndjekur nga Daut Haradinaj dhe Besnik Tahiri.
Në zgjedhjet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese me rreth 50% të votave, ndjekur nga PDK, LDK dhe AAK.

Leave a Reply