Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për ato vendvotime që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të rishikohen.
Ky proces ka zbuluar parregullsi, duke ndikuar në vullnetin e votuesve të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Pas rinumërimit, disa kandidatëve për deputetë u janë shtuar ose hequr vota, duke ndikuar në rezultatet e tyre.
Në partinë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, kryetarit Albin Kurti i janë hequr 168 vota deri më tani. Kandidatët e tjerë të Vetëvendosjes që kanë humbur vota përfshijnë Ejup Maqedoncin me 169 vota më pak, Artan Abrashin me 244 vota më pak, Valon Ramadanin me 411 vota më pak dhe Arbër Rexhajn me 632 vota më pak.
Ndërkohë, Hajrulla Çeku ka përfituar 183 vota, ndërsa Hekuran Murati ka fituar 124 vota pas rinumërimit aktual.

Leave a Reply