Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Prishtinë kanë mbetur vetëm tri kuti votimi për t’u numëruar.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara në orën 08:19, janë përfunduar 98.88% e numërimit të votave në kryeqytet. Deri më tani, nga 268 kutitë e votimit, janë numëruar 265, ndërsa tri mbeten ende për t’u përpunuar.
Në garën për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama nga LDK kryeson me 33.76%, ndjekur nga Hajrulla Çeku i LVV-së me 33.05%. Uran Ismaili nga PDK renditet i treti me 27.77%.
Këto rezultate tregojnë se Prishtina do të shkojë në balotazh ndërmjet Përparim Ramës dhe Hajrulla Çekut.

Leave a Reply