Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e 99,29 për qind të votave në Komunën e Gjilanit.
Nga rezultatet e deritanishme, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka fituar 44,82 për qind të votave. Ndërkohë, Arbër Ismajli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 34,30 për qind.
Një kuti votimi ende nuk është përfshirë në përmbledhjen e platformës elektronike të KQZ-së. Këto rezultate sugjerojnë se zgjedhjet në Gjilan do të shkojnë në raundin e dytë.

Leave a Reply