Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatet finale të zgjedhjeve të mbajtura më 28 Dhjetor.
Sipas kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë si partia kryesore, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 22 ulëse, duke u pozicionuar si partia e dytë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të sigurojë 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 6 ulëse. Ndërkohë, Lista Serbe ka garantuar 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Këto rezultate përbëjnë shpërndarjen e mandateve legjislative dhe reflektojnë përbërjen politike të vendit pas këtyre zgjedhjeve.

Leave a Reply