Numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit (QNR) ka përfunduar plotësisht.
Të dhënat e paraqitura në platformën e KQZ-së tregojnë se janë përllogaritur votat e përgjithshme, përjashtuar votat me kusht, ato të dërguara me postë, të personave me nevoja të veçanta dhe votat e qytetarëve kosovarë që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike. Në bazë të këtyre rezultateve, është parashikuar se cilët deputetë do të zënë vendet në Kuvendin e Kosovës.
Këto të dhëna japin një pasqyrë paraprake të përbërjes së re parlamentare, duke pritur ende përfshirjen e votave të mbetura për të pasur një tablo të plotë.

Leave a Reply