Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale, të cilat u mbajtën më 12 tetor.
Mbledhja, që filloi në orën 15:00, drejtuar nga kryetari Kreshnik Radoniqi, përfshiu shpalljen e numrit të ulëseve të fituara nga secila parti në çdo komunë. Megjithatë, u bë e ditur se rezultatet për komunën e Istogut nuk u certifikuan sot.
Në mbledhje, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, kundërshtoi certifikimin e rezultateve në komunat e udhëhequra nga Lista Serbe, duke deklaruar se nuk do t’i mbështesë ato. Një qëndrim të ngjashëm mbajti edhe Alban Krasniqi.
Ky zhvillim pason diskutimet e mëparshme në KQZ lidhur me procesin zgjedhor dhe përfaqësimin politik në komunat përkatëse.

Leave a Reply