Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për 35 komuna shpallen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 12 tetorit për 35 komuna, ndërsa rezultatet për Prishtinën, Junikun dhe Mamushën mbeten të papërfunduara për shkak të ankesave ende në shqyrtim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, konfirmoi se këto ankesa po trajtohen dhe rezultatet për këto komuna do të shpallen më vonë, pasi të përfundojë procesi i ankimimit edhe në Gjykatën Supreme. Nga të dhënat e KQZ-së, 15 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve më 9 nëntor.

Këto komuna përfshijnë Prizrenin, Gjakovën, Gjilanin, Dragashin, Kaçanikun, Klinën, Fushë Kosovën, Mitrovicën e Jugut, Obiliqin, Rahovecin, Pejën, Suharekën, Vitinë, Vushtrrinë dhe Kllokotin. Ndërkohë, procesi i zgjedhjeve vazhdon për tri komunat e mbetura, në pritje të zgjidhjes së ankesave të paraqitura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *