Rezultatet: Votat e Muhaxherit dhe Kelmendit në Pejë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e kryetarëve të komunave.

Në Pejë, gara për kryetar do të vazhdojë me raundin e dytë, pasi asnjë kandidat nuk arriti të fitojë shumicën e nevojshme të votave. Dy kandidatët kryesorë që do të përballen në balotazh janë Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me 46.25 për qind të votave, dhe Taulant Kelmendi nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili siguroi 27.78 për qind të votave.

Balotazhi për të përcaktuar kryetarin e ardhshëm të Pejës është planifikuar të mbahet më 9 nëntor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *