Rezultati i ngushtë: Vetëm 22 vota ndajnë kandidatët ashkali

Një garë e ngushtë po zhvillohet për mandatin e deputetit nga komuniteti ashkali në Kosovë.

Aktualisht, Partia “PSA” kryeson me 1.915 vota, ndërsa koalicioni PAI–PDAK–LPB ndjek me 1.893 vota, duke pasur një diferencë të vogël prej 22 votash, sipas Indeksonline. Numërimi përfundimtar i votave nuk është bërë ende, pasi votat me kusht janë ende duke u numëruar, gjë që mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar dhe në ndarjen e mandatit.

Ish-ministri Qazim Rrahmani, që përfaqëson koalicionin PAI-PDAK-LPB, shpreson ende për fitimin e mandatit të deputetit, ndërsa procesi vazhdon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *