Në katër komunat veriore të Kosovës, ku drejtimin e mori sërish Lista Serbe, pritet që sipas marrëveshjes së arritur në vitin 2013 mes Kosovës dhe Serbisë, të emërohet një komandant policie nga komuniteti serb.
Ndërkohë, zona ka mbetur pa komandantë të policisë që nga dorëheqja e eprorëve serbë, të cilët kundërshtonin qeverisjen shqiptare. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, thekson se emërimi i ri nuk do të ndikojë në funksionimin e policisë, pasi për ta është e parëndësishme etnia e komandantit.
Hierarkia dhe zbatimi i ligjit të Republikës së Kosovës mbeten të pandryshuara. Ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore, Nedzad Ugljanin, parashikon se ky proces do të përfundojë në pranverën e vitit 2026.
Sipas tij, dorëheqjet e mëparshme të serbëve kanë reduktuar ndikimin e Beogradit, ndërsa gjenerata e re e policëve nuk është nën presionin e njëjtë si më parë.

Leave a Reply