Hajrulla Çeku, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, ka realizuar një takim me përfaqësuesit e komunitetit CryptoAlbanian, i njohur për aktivitetet në fushën e blockchain dhe kriptovalutave.
Gjatë këtij takimi, Çeku vlerësoi se të rinjtë në Prishtinë janë të përfshirë në mënyrë aktive në teknologji dhe inovacion, duke luajtur një rol të rëndësishëm në përparimin global. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me platformën Binance, i cili po ndihmon në përfaqësimin e denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare të inovacionit.
Çeku e cilësoi këtë si një shembull të energjisë së re që duhet përkrahur. CryptoAlbanian, ndër të tjera, organizon trajnime dhe kurse në këtë fushë, duke rritur njohuritë dhe aftësitë e profesionistëve të rinj.

Leave a Reply