Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i votave për vendvotimet që KQZ ka vendosur të rinumërohen.
Deri më tani, nga fillimi i procesit më 13 janar 2026, janë përfunduar rinumërimet për 158 nga 914 vendvotime, të shpërndara në komuna të ndryshme si Deçani, Gjakova, Gllogoci, Gjilani, Dragashi dhe të tjera. Sipas vendimit të KQZ-së, në dhjetë komuna, përfshirë Dragashin dhe Kaçanikun, do të rinumërohen të gjitha vendvotimet.
Ndërsa në 28 komuna të tjera, si Deçani, Gjakova, Istogu dhe Fushë Kosova, do të bëhet rinumërimi i 10% të vendvotimeve. Rezultatet e rinumërimit do të publikohen në platformën e KQZ-së në hapësirën e dedikuar për këtë proces.
Ky zhvillim synon të garantojë transparencë dhe saktësi në numërimin përfundimtar të votave.

Leave a Reply