Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka realizuar rinumërimin e 120 vendvotimeve nga gjithsej 914 në proces.
Nga rezultatet e rinumërimit, Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka dalë me 46.19% të votave. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.42%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 14.40% të votave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) deri më tani ka grumbulluar 7.21% të votave. Rezultatet e përditësuara pas rinumërimit vazhdojnë të jenë objekt i analizave dhe vëmendjes së publikut.
Ky proces rinumërimi është pjesë e përpjekjeve për të siguruar një transparencë më të madhe dhe për të garantuar saktësinë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Leave a Reply