Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet e caktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për këtë procedurë.
Deri më tani, që nga fillimi më 13 janar 2026, janë rinumëruar 1,662 vendvotime nga një total prej 2,557, duke përfaqësuar 65% të numrit të përgjithshëm. Sipas deklaratës së zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, ky proces pritet të vazhdojë deri në përfundimin e plotë të të gjitha vendvotimeve të planifikuara për rinumërim.
Për të ndjekur rezultatet që dalin pas rinumërimit të secilit vendvotim, publiku mund të vizitojë platformën zyrtare të KQZ-së ku këto të dhëna po azhurnohen rregullisht.

Leave a Reply