Rinumërimi i votave: Një deputet humb mandatin e tij

Rinumërimi i votave ka zbuluar se mbi 80 mijë vota të kandidatëve janë regjistruar gabimisht në disa qendra komunale.

Nga këto, afërsisht 40 mijë i përkasin Partisë Demokratike, 15 mijë Vetëvendosjes, 11 mijë Lidhjes Demokratike dhe 4 mijë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Manipulimet janë konstatuar në dy forma: shtimi i votave në sistem kur janë votuar më pak se 10 kandidatë dhe transferimi i votave nga një kandidat te tjetri brenda partisë.

Këto shkelje kanë sjellë hetime në disa komuna, duke çuar në arrestimin e komisionarëve dhe vëzhguesve. Megjithatë, asnjë deputet me dallime të mëdha në vota nuk është thirrur ende nga prokuroria.

Rinumërimi, i cili është në ditën e 17-të, pritet të përfundojë nesër, por shpallja e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbetet e paqartë. Pas përfundimit të rinumërimit, do të ketë afate për ankesa në instancat përkatëse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *