Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, sipas vendimeve të KQZ për rinumërim të disa vendvotimeve specifike.
Deri më tani, janë rinumëruar 445 nga 914 vendvotime. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve informoi se procesi ka nisur më 13 janar dhe deri në 18 janar janë përfunduar rinumërimet në disa komuna, përfshirë Deçanin, Gjakovën, Gllogocin, Gjilanin, Dragashin, Istogun, Kaçanikun, Klinën, Fushë Kosovën, Kamenicën, Mitrovicën e Jugut, Leposaviqin, Lipjanin, Novobërdën, Obiliqin, Rahovecin, Pejën, Podujevën dhe Prishtinën.
Në Prizren janë rinumëruar 172 nga 235 vendvotime. Elezi bëri të ditur se rinumërimi ka përfunduar në 19 komuna.
Aktualisht, po vijon procesi në Prizren dhe do të vazhdojë në komuna të tjera sipas planit.

Leave a Reply