Rinumërimi prek 1.027 vendvotime në zgjedhjet e fundit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar deri tani 1.027 nga gjithsej 2.557 kutitë e votimit të planifikuara për rinumërim.

Kjo vendimmarrje pason zbulimin e rreth 57 mijë votave të keqregjistruara për kandidatët gjatë rinumërimit fillestar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të hënën që të rinumërohen të gjitha votat nga vendvotimet e rregullta.

Fillimisht, më 13 janar 2026, KQZ-ja kishte planifikuar rinumërimin e 100% të vendvotimeve në 10 komuna, ndërsa për 28 komuna të tjera vetëm 10% e tyre. Megjithatë, më 19 janar, u vendos për rinumërimin e plotë edhe në këto komuna.

Zgjedhjet e shkurtit të kaluar nuk arritën të formojnë një qeveri, dhe përmbyllja e atyre të 28 dhjetorit ka kaluar afatet e caktuara. Aktualisht, Kosova po përballet me mungesën e një buxheti për vitin 2026, dhe së shpejti përfundon edhe mandati i presidentes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *