Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon rinumërimi i votave për vendvotimet e caktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për një proces të tillë.
Deri në përditësimin e fundit, është rinumëruar 44.66% e votave. Rezultatet aktuale tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka siguruar 48% të votave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 23.84%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 10.11% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 2.99%.
Sot, KQZ ka bërë të ditur se rinumërimi i votave është përfunduar plotësisht në nëntë komuna.

Leave a Reply