Riparimi i dëmit në kanalin Ibër-Lepenc kushton 4000 euro

Policia e Kosovës ka raportuar dëmtimin e një pjese të kanalit Ibër-Lepenc, konkretisht bypasin.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur midis datave 22 dhe 25 nëntor. Persona ende të paidentifikuar kanë shkaktuar dëme me mjete të forta, siç u bë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.

Petrit Fejza, shefi i operativës rajonale për Mitrovicën e Veriut, ka deklaruar se punëkryesi i kanalit ka raportuar për dëmtimin e materialit cerada-najlon, me një vlerë të vlerësuar rreth 3000 deri në 4000 euro. Ngjarja është regjistruar më 25 nëntor rreth orës 12:15, kur punëkryesi njoftoi autoritetet për dëmtimin e shkaktuar.

Njësitë policore kanë shkuar në vendngjarje për të hetuar rrethanat. Prokuroria e Shtetit është informuar për ngjarjen dhe rasti është trajtuar si “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *