Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, ka ndarë ndjenja të forta dashurie dhe mirënjohjeje për gjyshen e saj, Besë Sahatçiu, me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Në një postim në Instagram, artistja shprehu sa me fat ndihet që e ka ende pranë këtë figurë të rëndësishme në jetën e saj, pavarësisht angazhimeve të shumta që i sjell karriera. Rita theksoi rëndësinë e fortë të lidhjeve familjare, të cilat qëndrojnë të palëkundura përtej sfidave profesionale.
Ajo gjithashtu falënderoi motrën e saj, Elenën, për një video të dërguar, ku shfaqet gjyshja e tyre. Kjo video i rikujtoi momentet e çmuara familjare që Rita shpesh i humbet për shkak të jetës së saj të ngarkuar artistike.

Leave a Reply