Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se importi i energjisë elektrike do të vazhdojë të rritet gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm, për shkak të ndërprerjes së planifikuar të blloqeve të KEK-ut për disa muaj.
Rizvanolli shpjegoi se në KEK ka nisur një proces i rëndësishëm modernizimi dhe rehabilitimi të blloqeve, i cili nuk është realizuar për 40 vite. Ajo theksoi se ky proces do të sjellë sfida gjatë dy viteve të ardhshme, pasi blloqet duhet të ndalen për të mundësuar realizimin e investimeve.
Ajo sqaroi se kërkesa për furnizim më të madh energjie është bërë nga operatorë të ndryshëm, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. Rizvanolli e konsideron këtë si një sakrificë të domosdoshme për brezat e ardhshëm, duke theksuar se investimi aktual është i pari i këtij lloji në dekada.
“Është e nevojshme të importohet më shumë energji për të përballuar nevojat, si gjatë këtij viti ashtu edhe vitin e ardhshëm,” përfundoi Rizvanolli.

Leave a Reply