Roli i Grave në Zhvillimin e Fushë-Kosovës thelbësor

Besnik Osmani, kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, zhvilloi një takim me gratë e një lagjeje të qytetit për të diskutuar sfidat që ato përballen, si punësimi dhe përfshirja në vendimmarrje.

Ai theksoi rëndësinë e barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave në programin e tij, duke premtuar më shumë mundësi dhe mbështetje konkrete për to. Osmani deklaroi se gratë duhet të kenë një zë të fortë në zhvillimin e komunës, duke u angazhuar për politika që nxisin punësimin dhe përfshirjen aktive në jetën publike.

Ai beson se këto masa do ta bëjnë Fushë-Kosovën një vend më gjithëpërfshirës dhe të drejtë për të gjithë banorët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *