Ish-futbollisti i famshëm brazilian, Ronaldo, shpesh i njohur si “Fenomeni”, ka dhënë mendimin e tij për një deklaratë të Cristiano Ronaldos, i cili është shprehur se është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.
Gjatë një interviste, Ronaldo theksoi se, edhe pse nuk ndan të njëjtin mendim, e pranon se Cristiano është ndër më të mirët në këtë sport. Ai shpjegoi se nuk i pëlqen të flasë për veten në atë mënyrë, duke preferuar që të tjerët të vlerësojnë arritjet e tij.
“Disa njerëz kanë një vetëvlerësim të lartë, por unë preferoj që të tjerët të flasin për atë që kam bërë,” tha ai. Ronaldo gjithashtu tregoi admirimin e tij për karrierën e Cristiano Ronaldos, duke vënë në dukje aftësinë e tij për të shënuar nga pozicione të ndryshme dhe për t’u përshtatur me ndryshimet në lojë.
Ai e përshkroi portugezin si një nga dhjetë lojtarët më të mirë në histori, por jo si më të mirin absolut.

Leave a Reply