Pas seancës gjyqësore lidhur me skandalin e Rezervave Shtetërore, ministrja në detyrë e MINT, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se është e pafajshme dhe e cilëson procesin gjyqësor si tendencioz nga Prokuroria.
Hajdari theksoi se akuzat ndaj saj janë ngritur duke shkelur procedurat ligjore, sidomos ligjin për rezervat shtetërore dhe atë për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. Ajo argumentoi se gjatë mandatit të saj, rezervat shtetërore u rritën ndjeshëm, veçanërisht në periudha të vështira si gjatë luftës në Ukrainë kur kufijtë ishin të mbyllur dhe vendi kishte mungesë të produkteve bazike.
Hajdari shtoi se qytetarët nuk duhet të shqetësohen për konsolidimin e rezervave, pasi ato janë forcuar gjatë qeverisjes së Kurtit. Ministrja kritikoi Prokurorinë Speciale për mosrespektimin e ligjit, edhe pse procesi gjyqësor me operatorët që nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre është ende i hapur.
Ajo mbetet e bindur se ka vepruar drejt dhe se akuzat janë të pabaza.

Leave a Reply