Eman Rrahmani, i cili në zgjedhjet e mëparshme udhëhoqi Listën për Familjen, ka vendosur të kandidojë me Partinë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai falënderoi udhëheqësin e PDK-së, Bedri Hamza, për marrëveshjen e arritur, duke theksuar nevojën për bashkimin e forcave në vend. Gjatë një interviste, Rrahmani u pyet për qëndrimin e tij mbi Kodin Civil, i cili përfshin edhe çështjen e bashkësive civile të seksit të njëjtë.
Ai konfirmoi qëndrimet e tij të palëkundura, duke theksuar se Kodi Civil duhet miratuar për të mirën e qytetarëve dhe familjeve. Ndërkohë, kujtojmë se Rrahmani kishte shprehur më parë kundërshtimin e tij ndaj Kodit, duke thënë se nuk do të votonte për atë që ai e quajti “shkatërrim të familjes”.
Si ish-deputet i Vetëvendosjes, ai kishte replikuar edhe me Albulena Haxhiun, ish-ministre e Drejtësisë, e cila kishte besuar se Kodi do të kalonte.

Leave a Reply