Rrahmani i gatshëm për të luajtur pas rikuperimit nga lëndimi

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka marrë lajme pozitive nga stafi mjekësor i klubit.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, dhe sulmuesi Rasmus Hojlund janë gati të rikthehen në fushë këtë mesjavë pas lëndimeve të tyre. Ata do të jenë në dispozicion për ndeshjen e Napolit kundër Lecces që zhvillohet nesër.

Rrahmani, mbrojtësi kosovar, është rikuperuar dhe do të vlerësohet nëse do të jetë i gatshëm për të startuar në ndeshjen ndaj Comos më 1 nëntor. Ky zhvillim është i rëndësishëm edhe për selektorin e Kosovës, Franco Foda, pasi Rrahmani është një lojtar kyç për dy ndeshjet e nëntorit që janë vendimtare për kualifikimet në Kampionatin Botëror.

Rrahmani nuk ka luajtur që nga përballja e fundit me kombëtaren e Kosovës kundër Zvicrës në shtator, duke pritur rikuperimin e plotë nga dëmtimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *