FIFA ka vendosur të rikthejë një rregull të mëparshëm për Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Pas hedhjes së shortit për fazën e grupeve në Uashington, u njoftua se do t’i jepet përparësi ndeshjeve kokë më kokë në rast barazimi pikësh midis dy ekipeve. Ky rregull ishte shfuqizuar në vitin 2006, ndërsa tani do të zbatohet sërish.
Nëse dy skuadra kanë pikë të barabarta, avantazhin do ta ketë ekipi që ka dalë më mirë në përballjen direkte. Diferenca e golave do të merret parasysh vetëm nëse ndeshja kokë më kokë përfundon barazim.
Ky ndryshim synon të parandalojë avantazhet e padrejta që ekipet e forta mund të fitojnë duke shënuar shumë gola kundër kundërshtarëve më të dobët. Në Kupën e Botës 2026 do të marrin pjesë 12 grupe, ku dy ekipet e para nga secili grup do të kalojnë në fazën e 1/16-ës, së bashku me tetë skuadrat më të mira nga vendet e treta.

Leave a Reply