Rreth 1000 persona të bllokuar nga bora në malin Everest

Në shpatet lindore të Everestit në Tibet, një stuhi dëbore ka bllokuar rreth 1,000 persona, raporton media shtetërore kineze.

Operacionet e shpëtimit janë në zhvillim për të ndihmuar të bllokuarit, ndërsa qindra banorë vendas dhe ekipe të specializuara po pastrojnë dëborën, e cila ka mbyllur rrugët në një lartësi prej mbi 4,900 metrash. Deri më tani, rreth 350 individë janë shpëtuar dhe janë dërguar në qytetin e vogël Qudang, sipas Reuters.

Reshjet e dendura që filluan të premten në mbrëmje kanë krijuar kushte të vështira për alpinistët dhe turistët në zonë. Chen Geshuang, një anëtar i një grupi ecjeje, theksoi për Reuters se kushtet e motit ishin të pazakonta dhe shumë të ftohta, duke ngritur rrezikun e hipotermisë.

Autoritetet kineze raportuan se çadrat u shembën nga dëbora e rëndë, dhe disa alpinistë po shfaqnin shenja të hipotermisë. Në të njëjtën kohë, në Kinë, Tajfuni Matmo ka shkaktuar evakuimin e rreth 150,000 njerëzve.

Ndërsa, në Nepal janë raportuar përmbytje dhe rrëshqitje, me të paktën 47 viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *