Rreth 300 kg eksploziv bllokohen në pikën kufitare Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një sasi të madhe eksplozivi në pikëkalimin kufitar në Vermicë, ku u zbuluan rreth 300 kilogramë material i rrezikshëm.

Ky zbulim erdhi pas një kontrolli të detajuar të një automjeti tip furgon, të cilin zyrtarët doganorë e selektuan për inspektim të thelluar në kuadër të një operacioni të përbashkët me Policinë Kufitare. Personi që drejtonte automjetin kishte deklaruar se nuk kishte asnjë mall për të raportuar, por gjatë kontrollit, eksplozivi u gjet i fshehur në bagazhin e automjetit, i maskuar me pajisje peshkimi.

Eksplozivi ishte vendosur në thasë dhe pako, me peshë të përgjithshme afërsisht 300 kilogramë. Pas zbulimit, mallrat u konfiskuan dhe ndaj personit në fjalë u nis një procedurë për kundërvajtje doganore, sipas rregullave të Kodit Doganor dhe Akcizave të Kosovës.

Çështja është dorëzuar Policisë Kufitare për hetime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *