Pas rinumërimit të më shumë se gjysmës së vendvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit në Kosovë, u zbuluan rreth 80 mijë vota të pasakta për kandidatët për deputetë.
Eugen Cakolli nga KDI deklaroi se ka pasur mospërputhje të mëdha në numërim. Sipas tij, shumica e këtyre votave të pasakta, mbi 80%, vijnë nga komuna e Prizrenit, ndërsa Malisheva dhe Podujeva vijnë më pas në renditje.
Nga këto vota, rreth 40 mijë i përkasin kandidatëve të PDK-së, ndërsa pjesa tjetër shpërndahet midis LVV-së, LDK-së dhe AAK-së. Rinumërimi zbuloi se 47,619 vota ishin hequr nga kandidatët pasi fillimisht u ishin shtuar gabimisht, ndërsa 32,018 vota u ishin shtuar kandidatëve pasi u ishin hequr në mënyrë të parregullt më herët.
Ky proces ka ngritur shqetësime për cenueshmërinë e lartë ndaj abuzimeve, sidomos kur përpunimi i të dhënave bëhet nga një grup i vogël personash, që shpesh janë të lidhur me kandidatët.

Leave a Reply