Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen Sadriu pas ndarjes nga jeta të Besnik Sadriut.
Ai ishte djali i ish-profesorit të njohur Mahmut Sadriu dhe një figurë e respektuar në qytetin e Shtimës. Krasniqi shprehu keqardhje të thellë për humbjen dhe ofroi mbështetjen e saj për familjen, të afërmit dhe miqtë, duke kujtuar kontributin dhe kujtimin e Besnikut, i cili do të mbetet gjithmonë në mendjet e atyre që e njohën.
“U prehtë në paqe!” tha ajo në deklaratën e saj. Besnik Sadriu ndërroi jetë sot në moshën 54-vjeçare, duke lënë pas kujtime të vlefshme tek të gjithë ata që e vlerësuan dhe e njohën.

Leave a Reply