Rrezarta Krasniqi: Vizioni i Rugovës jeton përmes Ukës

Rrezarta Krasniqi, kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 36, ka realizuar një takim me Ukë Rugovën, ku e ka përshkruar atë si një person miqësor dhe të këndshëm.

Krasniqi, nga Vushtrria, theksoi rëndësinë e lidhjes së pandashme mes LDK-së dhe familjes Rugova, duke vazhduar vizionin politik të Ibrahim Rugovës, Presidentit Historik. Ajo u shpreh se objektivi i përbashkët është integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe forcimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fund, Krasniqi shprehu dëshirën që fushata dhe procesi zgjedhor të jenë të suksesshme. Rrezarta Krasniqi garon në zgjedhjet e ardhshme me numrin 36.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *