Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka ngritur shqetësime për ndikimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në produktet vendase, raporton Klankosova.tv.
Ai theksoi se vendosja e bizneseve në tregun e lirë ka shkaktuar rritje të ndjeshme të faturave të energjisë, duke i bërë ato më të shtrenjta me 200 deri në 400 për qind. Kjo rritje e kostos operative ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në çmimet e produkteve.
Rafuna ka vënë në dukje se kjo situatë ka ulur kërkesën për produkte vendase, pasi ato janë bërë më të shtrenjta se ato të importuara. Ai shtoi se disa kompani janë detyruar të mbyllen ose po shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes jashtë vendit, përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për shkak të çmimeve të larta të energjisë në Kosovë, që janë ndër më të lartat në rajon.
Kjo situatë po rrezikon eksportin dhe qëndrueshmërinë e biznesit në vend.

Leave a Reply