Rritja e çmimit të energjisë, Ymeri: Përgjegjësia është e qeverisë

Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur mendimin e saj mbi protestën e zhvilluar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se fokusi duhet të jetë tek përgjegjësit kryesorë.

Ajo thekson se vendimi për rritjen e çmimit të energjisë është marrë nga ZRRE dhe partia në pushtet, duke i shërbyer interesave të kompanive si NOA, EFT dhe GEN, dhe jo KEDS-it. Sipas Ymerit, organizimi i protestës përpara zyrave të KEDS/KESCO largon vëmendjen nga përgjegjësit realë, kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij.

Ajo shtoi se përkundër faktit që KEDS përballet me kritika për investime të pamjaftueshme dhe tension të ulët, vendimi për çmimet e larta vjen nga autoritetet që kanë për detyrë të mbrojnë interesat e qytetarëve, por që sipas saj, kanë dështuar. Ymeri gjithashtu ka kritikuar qeverinë aktuale, duke e cilësuar si një sistem me një lider të vetëm dhe shumë zyrtarë që ndjekin urdhrat, duke nënvizuar përgjegjësinë e kryeministrit në këtë situatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *