Rritja e papritur e ujit në Mitrovicë, Mujka shpjegon shkakun

Një rritje e papritur e nivelit të ujit në lumin Ibër ka shkaktuar dëme materiale në punishten e ndërtimit të urës së re pranë “tre rrokaqiejve” në Mitrovicë.

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Ibër Lepenc”, Faruk Mujka, bëri të ditur se kjo situatë ndodhi për shkak të reshjeve intensive dhe lirimit të ujit nga diga e Pridvoricës, me qëllim menaxhimin e ujit të tepërt. Mujka theksoi se ndonëse ka pasur dëme, nuk ka pasur rrezik për konstruksionin e urës dhe se ekipet kanë punuar për të minimizuar pasojat dhe për të kontrolluar situatën shpejt.

Ai siguroi se niveli i ujit është stabilizuar dhe punimet për sanimin e kanalit kryesor po vazhdojnë. Në një deklaratë për publikun, Mujka u bëri thirrje qytetarëve që situata të mos keqpërdoret për qëllime politike, duke sqaruar se ndërhyrjet kanë qenë tërësisht teknike dhe të orientuara drejt sigurisë infrastrukturore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *