Rritje e rasteve korruptive, Prokuroria sfidohet nga ngarkesat

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar një raport që analizon trajtimin e rasteve të korrupsionit gjatë viteve 2024 dhe 2025.

Gjetjet tregojnë se ka pasur përmirësime në ndjekjen e zyrtarëve të përfshirë në korrupsion ndërkohë që mbajnë detyrën. Gzim Shala nga IKD theksoi se në nëntëmujorin e parë të 2025-ës, tre nga katër zyrtarë të akuzuar ishin ende në pozitat e tyre zyrtare.

Për vitin 2024, situata ishte shqetësuese pasi asnjë nga të akuzuarit për korrupsion të profilit të lartë nuk u akuzua ndërsa mbante postin. Shala kritikoi gjithashtu mungesën e veprimeve për sekuestrimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, duke theksuar se vetëm 19% e aktakuzave përfshinë kërkesa të tilla.

Gjykatësi Afrim Shala vlerësoi përmirësimet në efikasitetin e trajtimit të rasteve, ndërsa gjykatësja Afërdita Bytyqi nënvizoi se rastet trajtohen shpejt. Prokurori Zef Prendrecaj dhe përfaqësuesi i BE-së, Alfons Lentz, theksuan nevojën për transparencë dhe zhvillimin e një Strategjie Antikorrupsion për adresimin e rasteve komplekse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *