Sipas të dhënave të publikuara nga ASK, aktivitetet financiare dhe të sigurimit kanë shënuar rritjen më të madhe në tremujorin e fundit me 8.13 për qind.
Ndërtimtaria është ndjekëse me një rritje prej 7.19 për qind. Ndërkohë, sektorët shkencorë, profesionalë dhe teknikë, si edhe shërbimet administrative dhe mbështetëse, kanë arritur një rritje prej 4.76 për qind.
Sektori i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit ka përjetuar një rritje prej 3.42 për qind. Industria përpunuese është zgjeruar me 3.16 për qind, ndërsa informacioni dhe komunikimi janë rritur me 2.95 për qind.
Gjithashtu, sektorët e arteve, argëtimit dhe çlodhjes kanë regjistruar një rritje prej 2.66 për qind. Tregtia, transporti dhe shërbimet ushqimore kanë parë një rritje prej 2.28 për qind.
Sektorët e administratës publike, arsimit dhe shëndetësisë kanë shënuar rritje prej 1.85 për qind. Ndërkohë, rritja më e ulët është vërejtur në industrinë nxjerrëse dhe sektorin e pasurive të paluajtshme, me 1.32 për qind dhe 0.54 për qind respektivisht.

Leave a Reply