Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se të dielën, më 2 nëntor 2025, trafiku në rrugën “Eqrem Çabej” do të ndalet për shkak të xhirimeve filmike.
Mbyllja do të zgjatë nga ora 06:00 deri në 18:00, duke përfshirë segmentin nga semaforët kryesorë pranë Menza e Studentëve deri te Katedralja Nënë Tereza. Ky kufizim është i nevojshëm për realizimin e një skene për filmin “DUA”, sipas njoftimit të komunës.
Për më shumë informacion, qytetarët mund të kontaktojnë zyrtarët përkatës të Komunës së Prishtinës.

Leave a Reply