Rrustemi: Qeveria s’mund të shpallë Listën Serbe terroriste

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se, nëse qeveria do të kishte mundësinë, do ta shpallte Listën Serbe si organizatë terroriste.

Megjithatë, ai theksoi se një veprim i tillë nuk është i mundshëm për shkak të statusit të Listës Serbe si parti politike, e cila është e regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Rrustemi, i cili foli në emisionin ‘Five’, sqaroi se vetëm institucionet ligjore si Gjykatat dhe KQZ-ja kanë kompetencë për të ndërmarrë veprime të tilla.

Ai përmendi edhe përfshirjen e tij në aspektin ligjor të çështjes, duke theksuar se qeveria nuk ka autoritet për të shpallur ndonjë parti politike si terroriste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *