RTK-ja detyrohet të paguajë 790 mijë euro për produksionin TV

Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur përfundimisht që Radio Televizioni i Kosovës (RTK) duhet të paguajë mbi 790 mijë euro ndaj shtëpisë prodhuese “Grand Media”.

Ky vendim pason shkëputjen e njëanshme dhe të paligjshme të kontratës për emisionin “Kush do të bëhet Milioner”. Me vendimin e datës 16 tetor 2025, trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Fisnik Nuli, Ramush Bardiqi dhe Krenar Berisha, ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë, duke rritur detyrimet financiare të RTK-së.

RTK është e detyruar të kompensojë “Grand Media” me 340,808 euro për dëmin nga ndërprerja e kontratës, 32,933.54 euro për emisionet e prodhuara dhe transmetuara, por të papaguara, si dhe 408,969.60 euro për 24 emisione të realizuara, por të pa transmetuara. Gjykata ka konstatuar se RTK ka vepruar në kundërshtim me nenin 14 të marrëveshjes.

Ankesa e RTK-së për kufizimin e detyrimit financiar është refuzuar si e pabazuar. Ky vendim është i plotfuqishëm dhe nuk lejon apelim të mëtejshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *