Mohamed Salah, sulmuesi 33-vjeçar egjiptian, ndodhet në qendër të spekulimeve për të ardhmen e tij te Liverpooli, pas një interviste ku kritikoi hapur klubin.
Pavarësisht se rinovoi kontratën deri në vitin 2027, konflikti i fundit me trajnerin Slot, që e la në stol, ka ngritur pikëpyetje për qëndrimin e tij. Liverpooli është i hapur ta shesë Salah vetëm nëse merr ofertën e duhur, ndërsa futbollisti po shqyrton mundësitë e tij.
Arabia Saudite mbetet një destinacion i mundshëm, por ai gjithashtu po konsideron Bayern Munichun dhe Real Madridin. Barcelona duket më pak e mundshme për shkak të pozicionit të mbuluar nga talenti i ri, Lamine Yamal.
Real Madridi paraqitet si një opsion më i përshtatshëm, për shkak të mungesës së një lojtari fikse në krahun e djathtë. Ancelotti ka përdorur më shumë lojtarë mbrojtës në atë krah, por një transferim i Salah mund të ndryshojë ekuilibrat.
Megjithatë, një lëvizje në Bernabeu mund të shihet si risk, duke marrë parasysh situatën e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes.

Leave a Reply