Sallahu: Do të sigurojmë mbështetje për viktimat

Në një takim të mbajtur të hënën, anëtarët e Mekanizmave Koordinues Lokal për mbrojtje kundër dhunës në familje dhe dhunës gjinore diskutuan për rregulloren dhe udhëzimin administrativ që synon mbështetjen e viktimave.

Ky udhëzues përcakton procedurat për shërbimet e ofruara nga fondi emergjent gjatë qëndrimit të viktimave në stacionet policore. Blerim Sallahu, ushtrues i detyrës së ministrit të Drejtësisë, theksoi rëndësinë e këtij momenti duke nënvizuar bashkëpunimin ndërmjet shtetit, shoqërisë dhe komuniteteve për të adresuar dhunën dhe mbrojtur dinjitetin njerëzor.

Ai vlerësoi se për herë të parë, raportimi nga niveli lokal drejt atij qendror është realizuar, duke iu referuar detyrimeve ligjore që i japin rol të strukturuar mekanizmave lokalë. Sipas Sallahu-t, rregullorja përfshin detyra si identifikimi i nevojave për viktimat, koordinimi i politikave dhe shërbimeve, hartimi i planeve të veprimit dhe promovimi i ndërgjegjësimit për tolerancë zero ndaj dhunës.

Ai theksoi se ndryshimi efektiv i normave shoqërore ndodh kur ligji, praktika dhe kultura shoqërore janë në harmoni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *